Kurorëzohet Elton John
Këngëtari me famë botërore Elton John është martuar ditën e sotme me të dashurin e tij David Furnish. “Dita e kurorëzimit ka përfunduar, tani na pret festa”, ka shkruar këngëtari i njohur 67 vjeç, Elton John, në faqen e tij zyrtare në ‘Instagram’

ShowBiz
Muzikanti britanik, Elton John është kurorëzuar me partnerin e tij David Furnish me të cilën që një kohë të gjatë është në lidhje.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Instagram, transmeton, lajmi.net
Ceremonia është mbajtur në shtëpinë e tyre në Vindzoru, afër Londrës, ndërsa jo larg kështjellës së mbretëreshës Elizabeta II