​Kur nis dhe a do të jetë i hapur për media Kuvendi Zgjedhor i FFK-së?

Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës mbahet nesër (e enjte) në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00 në Hotel Emerald. Sipas burimeve të KosovaPress, ngjarja nuk do të jetë e hapur për media, por do të transmetohet LIVE në kanalet zyrtare të FFK-së. Ky kuvend zhvillohet pas shqetësimeve të ngritura nga Ministria e…

Sport

04/02/2026 13:31

Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës mbahet nesër (e enjte) në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00 në Hotel Emerald.

Sipas burimeve të KosovaPress, ngjarja nuk do të jetë e hapur për media, por do të transmetohet LIVE në kanalet zyrtare të FFK-së.

Ky kuvend zhvillohet pas shqetësimeve të ngritura nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) lidhur me standardet demokratike të kandidimit për president të FFK-së. Në letrën e saj, MKRS vuri në dukje se kërkesa për 15 nënshkrime mbështetëse mund të kufizojë konkurrencën.

UEFA ka konfirmuar pranimin e letrës së MKRS-së dhe ka theksuar se çdo komunikim zyrtar duhet të bëhet përmes FFK-së. Përgjigjja e saj përfshinte edhe letrën e përbashkët të FIFA-s dhe UEFA-s që konfirmon harmonizimin e statutit të FFK-së, duke theksuar se diskutime të mëtejshme mund të zhvillohen vetëm pas mbajtjes së kuvendit. Burimet e MKRS-së kanë konfirmuar se vetë kuvendi mund të zhvillohet në mënyrë legjitime dhe nuk ka pengesa për vazhdimin e tij.

Presidenti aktual Agim Ademi pritet të jetë kandidati i vetëm edhe për një mandat tjetër kate vjeçar.