Kur mendonte se i fiton 500 mijë vota Kurti thoshte se s’ka koalicion me LDK: O për zotin as 5 orë s’mundet me zgjatë me ta

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti la të gjithë të “habitur” me letrën e fundit që i dërgoi sot kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Nga Kurti që liderit të LDK-së e të PDK-së dhe AAK-së iu referohej si “hajvana”, në Kurtin që i lutet Lidhjes Demokratike të Kosovës për koalicion. Në letrën që i dërgoi…

Lajme

05/05/2025 12:32

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti la të gjithë të “habitur” me letrën e fundit që i dërgoi sot kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Nga Kurti që liderit të LDK-së e të PDK-së dhe AAK-së iu referohej si “hajvana”, në Kurtin që i lutet Lidhjes Demokratike të Kosovës për koalicion.

Në letrën që i dërgoi Abdixhikut, Kurti shkruan me një gjuhë krejtësisht të zbutur e ku vë në pah rendësin që LDK-ja ka sipas tij në lidhjen e formimin e institucioneve të reja.

Përpos kësaj gjatë gjithë letrës, Kurti i është arsyetuar Abdixhikut për qasjen ndaj tij dhe LDK-së.

“Mospajtimet e diferencat që mund të ketë LDK me LVV sot nuk janë më të mëdha se sa që LKD i kishte para koalicioneve të mëhershme kur i bëri ato. Plus në vitin 2020 ne bashkë kemi qenë kolegë në Kurti 1, kur unë nuk kam pasur probleme me juve, por me disa të tjerë që nuk kanë më pozita të larta e as ndikim të madh në LDK”, tha Kurti.

Kurti po ashtu i tha Abdixhikut se është i bindur që votuesit e LDK-së sot e preferojnë më së shumti koalicionin me Vetëvendosje.

Por për dallim nga Kurti që shfaqej në këtë ftesë, Kurti thoshte krejt gjëra të tjera gjatë fushatës zgjedhore para zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Madje në një rast, Kurti pati deklaruar se koalicioni me Lidhjen Demokratike nuk mund të zgjasë as pesë orë, transmeton lajmi.net.

Atëherë kur Kurti besonte se qytetarët do t’ia siguronin 500 mijë vota kishte deklarime të tjera.

“Deri më 9 shkurt le ta kursejmë edhe gjumin po jo punën. Prandaj, vetëm kështu do të jemi të sigurt që i kalojmë 500 mijë vota dhe e kemi fitoren e cila na e mundëson të qeverisim sigurt, vetë ne, vetë ne që vetëvendosim pa kurrfarë nevojë për dikë tjetër, i cili veç ka dashtë me na qit zall në rrota në rastin ma të mirë por përndryshe s’ia ka dashtë të mirën vendin tonë. Me këtë rast unë jua konfirmoj edhe njëherë, na e kemi provu koalicionin me ta 51 ditë na ka zgjatë. O për zotin qetash as 5 orë s’mundet me zgjatë. Kështu që na s`bojmë koalicion me ta. Na kemi koalicion me njëri-tjetrin, me popullin”, thoshte ai nga fushata që realizoi atë natë në Prizren./Lajmi.net/

YouTube player

Albin Kurti i arsyetohet dhe i lutet Lumir Abdixhikut për takim- përmendet edhe mundësia e koalicionit