Kur ka ngrohje, faturat paguhen
Ofrimi i ngrohjes cilësore gjatë këtij dimri nga ngrohtorja e kryeqytetit “Termokos”, i është shpërblyer kësaj kompanie nga qytetarët.

Lajme
Kjo ndërmarrje sipas të dhënave që ka publikuar kryetari i i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes rrjetit social Facebook, gjatë periudhës janar-shkurt të vitit 2015, ka mbledhur një milion e 120 mijë euro, që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2014 i bie trefish më shumë.
Ahmeti ka thënë se shërbimet cilësore kanë sjell bashkëpunim të madhe me qytetarët.

“Në janar – shkurt të vitit 2014, Termokosi kishte mbledhur 399 mijë euro të hyra nga faturat për ngrohje. Por në janar shkurt të vitit 2015, Termokosi ka mbledhur një milion e 120 mijë euro, trefish më shumë”.
“Ngrohja cilësore ka sjellë bashkëpunim më të madh me qytetarët dhe pagesa më të mëdha të faturave. Në Termokos kanë filluar edhe reforma të tjera në lidhje me zgjerimin, menaxhimin dhe transparencën e ndërmarrjes. Kjo nuk bën të ndalet, e as të pengohet nga grupet shkatërruese të qytetit”, ka shkruar Ahmeti në postimin e tij në Facebook.