“Kur hana del”, shfaqja me temë fatin e njerëzve me sëmundje mentale si pasojë e luftës në Kosovë

Në teatrin “Adriana Abdullahu” në Ferizaj shumë shpejt vjen premiera e shfaqjes “Kur hana del”

ShowBiz

28/08/2018 11:47

Premiera e kësaj shfaqje mbahet në fund të muajit shtator, ndërsa regjisor i saj është Ben Apolloni, shkruan lajmi.net.

Kjo shfaqje është e zhanrit tragjikomedi dhe për temë ka fatin e njerëzve me sëmundje mentale si pasojë e asaj që kanë përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në ngjarjen që përfundon me akt tragjik, në mesin e aktorëve që e përbëjnë kastin është edhe aktorja e “O sa mirë”, Gresa Gashi, e cila përveç angazhimeve në serial, filloi bashkëpunimin me regjisorin Ben Apolloni për shfaqjen “Kur hana del”.

Aktorët tjerë që janë pjesë e kësaj shfaqje janë: Ali Krasniqi, Edona Berisha, Vjosa Abazi, Jajush Ramadani, Sherif Bega, Mevlan Saraçi, Arben Marevci, Dashuri Rexhepi, Ekrem Jakupi. /Lajmi.net/