Kur e bija e Rugovës foli njëherë në Kuvend dhe nuk u kuptua asgjë! (Video)
Teuta Rugova do të kandidojë edhe për një mandat si deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së.
Lajme
Ajo gëzon një përkrahje të madhe falë babait të saj, ish-presidentit Ibrahim Rugova, por personalisht karakterizohet nga pasiviteti i saj në Kuvend.
Nuk shquhet fortë për aktivitete politike, fjalime apo për çështje që ka ngritur në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e fundit.
Rugova edhe në zgjedhjet e 11 qershorit do të garojë për deputete me numrin 12’të, por gjatë kohës sa ishte deputete ajo kishte marrë fjalën vetëm një herë, kur i kishte shtruar pyetje Ministrit të Kulturës Kujtim Shala.