Kur do të shpallen rezultatet përfundimtare? – Deklarohen nga KQZ
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve do të bëhet vetëm pas pranimit të konfirmimeve nga institucionet përkatëse gjyqësore. “Sapo të pranojmë konfirmimin nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje duke e trajtuar,…

Lajme
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve do të bëhet vetëm pas pranimit të konfirmimeve nga institucionet përkatëse gjyqësore.
“Sapo të pranojmë konfirmimin nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje duke e trajtuar, KQZ do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve”, ka deklaruar Elezi për reporterin.
KQZ aktualisht është në pritje të këtyre konfirmimeve për të vazhduar me fazën përmbyllëse të procesit zgjedhor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar me numërimin e të gjitha fletëvotimeve që i takojnë të gjitha mënyrave të votimit që është mundësuar për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit.
Sot ka përfunduar edhe procesi i rinumërimit të 16 kutive të votimit nga komuna të ndryshme, për rinumërimin e të cilave mori vendim KQZ në mbledhjen e ditës së mërkurë.
Më 12 tetor në Kosovë u mbajtën zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe anëtarë të Kuvendeve Komunale. 20 komuna e zgjodhën kryetarin në raundin e parë, ndërsa më 8 nëntor edhe 18 komuna të tjera do të shkojnë në balotazh.