Kur do të shfaqet filmi “Shok” në Kino ABC?
Deri para një jave filmi i metrazhit të shkurtër “Shok” i regjisorit anglez Jamie Donoughue, nuk ka pas shumë vëmendje të publikut. Tani pothuajse të gjithë janë kurioz ta shohin atë. Kjo për arsye se ky film u nominua për çmimin Oscar.
ShowBiz
Filmi 21-minutësh që është xhiruar kryesisht në Mitrovicë, është shfaqur vetëm një herë për publik në Prishtinë, në kinemanë ABC më 18 dhjetor të vitit të kaluar, transmeton lajmi.net.
Drejtoresha Miradije Vllahiu, thotë se filmi “Shok” është shfaqur me qëllim të promovimit të tij pasi kjo është e paraparë në një memorandum me Qendrën Kinematografike të Kosovës.
“Memorandumi parasheh që ne si kinema të aranzhojmë sallën për shfaqjen e filmave të financuar nga QKK, me qëllim të promovimit të tyre”
“Kur është shfaqur filmi ‘Shok’, salla ka qenë plotë me njerëz”, u shpreh Vllahiu për lajmi.net.
Sipas saj, filmi nuk pritet tw shfaqet nw publik deri kur tw ndahen çmimet Oscar.
“Unë do të bëjë çmos që pas ndarjes së çmimeve, të drejtat e shfaqjes së filmit t’i marrim ne si ABC”, ka deklaruar Vllahiu. /lajmi.net