Kupa EFL: Man City kalon pengesën e quajtur Bournemouth

Manchester City ka kaluar në raundin tjetër të garave të Kupës së Ligës në Angli.

Sport

24/09/2020 22:41

‘Citizens’ kanë shënuar fitore me rezultatin 2:1, në një përballje jo të lehtë kundër Bournemouth, shkruan lajmi.net.

Goli i parë i këtij takimi erdhi në minutën e 18’, kur Delap shënoi në debutimin e tij me skuadrën A të City.

Surridge reagoi shpejtë për Bourne, duke shënuar për 1:1, në minutën e 22’ të takimit.

Fitoren për Man City e siguroi Phil Foden, duke shënuar në minutën e 75’ të takimit.

City tashmë kalon në raundin tjetër, përkundër disa mungesave që patën në formacion në këtë takim. /Lajmi.net/