Kupa e Italisë, në çerekfinale përballja shqiptare Gjimshiti – Zhegrova
Atalanta mposhti Genoa me rezultat 4:0 dhe siguroi çerekfinalen e Kupës së Italisë në futboll. Golat për skuadrën nga Bergamo i shënuan Berat Gjimshiti (19’) Marten De Roon (54’), Mario Pashaliq (81’), Honest Ahanor në minutën e dytë të kohë shtesë. Atalanta në çerekfinale do të takohet me Juventusin për të cilin luan Edon Zhegrova.…
Sport
Atalanta mposhti Genoa me rezultat 4:0 dhe siguroi çerekfinalen e Kupës së Italisë në futboll.
Golat për skuadrën nga Bergamo i shënuan Berat Gjimshiti (19’) Marten De Roon (54’), Mario Pashaliq (81’), Honest Ahanor në minutën e dytë të kohë shtesë.
Atalanta në çerekfinale do të takohet me Juventusin për të cilin luan Edon Zhegrova.
Takimet do të zhvillohen më 4 dhe 11 shkurt të vitit të ardhshëm.
Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë janë planifikuar për 4 mars (ndeshja e parë) dhe 22 prill (ndeshja e dytë).
Finalja është planifikuar për datën 13 maj 2026, sipas traditës në stadiumin Olimpik në Romë.