Kupa e Italisë, Juventus – Milan luhet me dyer të mbyllura?

Juventus dhe Milani mund të duhet të luajnë gjysmëfinalen e tyre në Kupën e Italisë pas dyerve të mbyllura, me vendimin përfundimtar që do të jepet sonte.

Sport

02/03/2020 15:35

Ndeshja e planifikuar për të mërkurën u vendos të ishte pjesërisht e hapur për tifozët dhe të përjashtonte njerëzit që do të udhëtonin nga Lombardia, Emilia-Romagna dhe Veneto.

Ndeshjet në Serie A janë luajtur ose janë anuluar në varësi të ekipit vendas dhe guvernatori i rajonit të Piemonte Alberto Cirio i dha ‘Allianz Stadium’ dritën e gjelbërt për të vazhduar por pa tifozët që do ishin nga rajonet e lartpërmendura, transmeton lajmi.net.

Sonte, do të ketë një takim tjetër në rajonin e Piemonte dhe nëse dekreti zgjatet, ndeshja do të luhet pas dyerve të mbyllura nesër.

Tifozët do të duhet të presin për azhurnime në lidhje me situatën, por sipas La Stampa, vendimi tashmë është marrë dhe loja duhet të luhet pa spektatorë. /Lajmi.net/