Kupa e Botës në xhudo: S’ka medalje as për Lorianën, Kosova me vetëm një medalje
Loriana Kuka s’ka arritur ta plotësojë ëndrrën e saj për t’u bërë kampione e botës në xhudo. Xhudistja kosovare, Loriana Kuka është mposhtur në rrugëtimin e saj drejt medaljes së artë në Kupën e Botës në xhudo, në duel me Yelyzaveta Lytvynenko, shkruan lajmi.net. Në Uzbekistan, Loriana arriti deri në rrethin e tretë të garave,…
Sport
Loriana Kuka s’ka arritur ta plotësojë ëndrrën e saj për t’u bërë kampione e botës në xhudo.
Xhudistja kosovare, Loriana Kuka është mposhtur në rrugëtimin e saj drejt medaljes së artë në Kupën e Botës në xhudo, në duel me Yelyzaveta Lytvynenko, shkruan lajmi.net.
Në Uzbekistan, Loriana arriti deri në rrethin e tretë të garave, aty ku u ndal nga Lytvynenko.
Kosova, në këtë kampionat arriti vetëm një medalje. Ishte Distria Krasniqi ajo që fitoi medalje bronzi.
Flaka Loxha dhe Laura Fazliu ishin dy garuese të tjera që përfaqësuan Kosovën në këtë kampionat e që po ashtu u kthyen pa medalje. /Lajmi.net/