Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës për sezonin e ri në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Kosovës ka siguruar qëndrimin në Ligën C, në Ligën e Kombeve për edicionin e tretë.

Sport

19/11/2020 08:38

‘Dardanët’ mposhtën 1:0 Moldavinë në ‘Fadil Vokrri’, në një ndeshje jo të lehtë, shkruan lajmi.net.

Golin e fitores në këtë sfidë për Kosovën e shënoi Lirim Kastrati, në minutën e 31’ të ndeshjes.

Kosova edhe në edicionin e tretë do të jetë pjesë e Ligës C, dhe tani ka mësuar kundërshtarët e mundshëm.

Kundërshtarët më të lehtë për Kosovën në sezonin e ri mund të jenë Ishujt Faroe dhe Gjibraltari, ndërsa më të vështirët, Turqia dhe Sllovakia.

Më poshtë gjeni gjithë kundërshtarët e mundshëm të Kosovës: Luksemburgu, Azerbajxhani, Maqedonia, Gjeorgjia, Bjellorusia, Lituania, Irlanda e Veriut, Sllovakia, Turqia, Bullgaria, Ishujt Faroe dhe Gjibraltari./Lajmi.net/