Kundërshtarët e mundshëm të Dritës nëse kalon në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve
Drita është skuadra e vetme kosovare që do të luaj në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Kampioni në fuqi i Kosovës në rrethin e parë do të përballet me skuadrën nga Luksemburgu, Differdange 03. E në rast se kalon në rrethin e dytë Drita tanimë ka mësuar edhe katër kundërshtarët e mundshëm. Gjilanasit ndodhen në…

Sport
Drita është skuadra e vetme kosovare që do të luaj në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Kampioni në fuqi i Kosovës në rrethin e parë do të përballet me skuadrën nga Luksemburgu, Differdange 03.
E në rast se kalon në rrethin e dytë Drita tanimë ka mësuar edhe katër kundërshtarët e mundshëm.
Gjilanasit ndodhen në Grupin 2 dhe UEFA tanimë ka publikuar emrat e kundërshtarëve të mundshëm.
Nëse Drita eliminon Differdangen, atëherë do të përballet me një nga skuadrat si Copenhagen e Danimarkës, Ferencvaros i Hungarisë, Lech Poznan i Polonisë apo fituesin e duelit Ludogorets – Dinamo-Minsk.
Shorti do të hedhet në ora 12:00 në selinë e UEFA-s në Nyon. /Telegrafi/
Seeded
FC Copenhagen (DEN)
Ferencvarosi TC (HUN)
Fituesi i Duelit: PFC Ludogorets 1945 (BUL) vs FC Dinamo-Minsk (BLR)
KKS Lech Poznan (POL)
Unseeded
HNK Rijeka (CRO)
Fituesi i Duelit: FC Drita (KOS) vs FC Differdange 03 (LUX)
Fituesi i Duelit: KF Egnatia (ALB) vs Breiðablik (ISL)
Fituesi i Duelit: FC Noah (ARM) vs FK Buducnost Podgorica (MNE)