Kun Aguero fut 10 mijë dollarë për fitoren e Manchester Cityt

Sonte zhvillohet finalja e madhe e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit europian, UEFA Champions League mes Interit dhe Manchester Cityt. Legjenda argjentinase, Kun Aguero ka bërë një bast për këtë ndeshje dhe ka futur 10 mijë euro për fitoren e Manchester Cityt, shkruan Lajmi.net Ashtu siç kuptohet, ish-lojtari i Cityt mendon se ekipi anglez…

Sport

10/06/2023 18:34

Sonte zhvillohet finalja e madhe e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit europian, UEFA Champions League mes Interit dhe Manchester Cityt.

Legjenda argjentinase, Kun Aguero ka bërë një bast për këtë ndeshje dhe ka futur 10 mijë euro për fitoren e Manchester Cityt, shkruan Lajmi.net

Ashtu siç kuptohet, ish-lojtari i Cityt mendon se ekipi anglez do të fitoj me dy apo më shumë gola në epërsi ndaj Interit.

Në rast se fiton këtë bast, atëherë Aguero del në fitim plotë 9 mijë e 700 euro, për shkak të kuotës të vogël që ka ekipi i Cityt në këtë rast.

Kujtojmë që finalja zhvillohet në Stamboll të Turqisë sonte nga ora 21:00./Lajmi.net/