Kumbulla mungon shkaku i lëndimit, Reja: S’ka problem, Gjimshiti mund ta ndalë Harry Kane
Selektori i Shqipërisë, Edi Reja, është shprehur optimist dhe i qetë për fazën e mbrojtjes.

Sport
Marash Kumbulla pas një testimi nga stafi mjekësor, u përcaktua se ka pësuar një lëndim në gju dhe për këtë është konstatuar që është në të mirë të të gjitha palëve rikthimi i tij në Romë, transmeton lajmi.net.
Por, në konferencën për shtyp, para ndeshjes me Anglinë, selektori Edi Reja, u shpreh i kënaqur me mbrojtjen dhe nuk ishte i brengosur për mungesën e Kumbullës.
Reja u shpreh se ka zgjidhje tjera të mira përpos Kumbullës, Federik Veseli është një nga ta, por Berat Gjimshiti është i aftë ta mbajë Harry Kane pa shënuar.
“Kam zgjidhje, sepse, përveçse me Ismajlin dhe Gjimshitin, kemi edhe Veselin, i cili, kur është aktivizuar, ka bërë mirë, ka përvojë”, tha ai.
“Edhe te Salernitana ka luajtur në vazhdimësi. Për fizikun që ka, Gjimshiti besoj do të luajë në qendër për të mbajtur Harry Kane”, tha Reja.
“Nuk besoj se do të kemi probleme në fazën mbrojtëse, ai që do të luajë, jam i sigurt që do të bëjë mirë. Kumbulla kishtë një problem në gju dhe nuk donim të rrezikonim, më vjen keq për të sepse, po luante mirë me Romën”, përfundoi Edi Reja./Lajmi.net/