Kulusevski: Conte nuk më lë të bëj qejf
Dejan Kulusevski ka dhënë disa komente lidhur me aventurën e tij aktuale te skuadra e Tottenham Hotspur. Lojtari ka bërë bujë të madhe me paraqitjet e tij spektakolare nën urdhrat e Antonio Conte, duke qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës. Megjithatë, suedezi beson se nuk ka hapësirat e duhura për të bërë qejf. Këto…

Sport
Dejan Kulusevski ka dhënë disa komente lidhur me aventurën e tij aktuale te skuadra e Tottenham Hotspur.
Lojtari ka bërë bujë të madhe me paraqitjet e tij spektakolare nën urdhrat e Antonio Conte, duke qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës.
Megjithatë, suedezi beson se nuk ka hapësirat e duhura për të bërë qejf. Këto hapësira ia mohon trajneri Conte.
“Nuk e di! Mund të sulmoj portën më shumë, sigurisht. Ndonjëherë jam në tjetër botë kur luaj”, ka thënë Kulusevski, transmeton lajmi.net.
“Ndihem kaq rehat ndonjëherë, kështu që unë luaj dhe bëj qejf, por ai (Conte) nuk dëshiron që unë të bëj qejf! Ai dëshiron që unë ta mbys kundërshtarin në mënyrë sportive”, shtoi italiani.
22 vjeçari ka arritur të gjej një gol dhe një asistim në tri paraqitjet e tij me londinezët. /Lajmi.net/