Kukulla e gjallë
Me belin e saj të hollë, krahët ‘skeletorë’, llojllojshmëri ngjyrash që i përdor dhe të shprehurit e lirë, ukrainasja Valeria Lukyanova beson se ajo është bërë një Barbi i vërtetë, diçka që ajo e sheh si mishërim i perfeksionit. Ajo e ka kthyer veten në një kukull të gjallë, duke përdorur kirurgji plastike dhe shtresa…
Lifestyle
Me belin e saj të hollë, krahët ‘skeletorë’, llojllojshmëri ngjyrash që i përdor dhe të shprehurit e lirë, ukrainasja Valeria Lukyanova beson se ajo është bërë një Barbi i vërtetë, diçka që ajo e sheh si mishërim i perfeksionit.
Ajo e ka kthyer veten në një kukull të gjallë, duke përdorur kirurgji plastike dhe shtresa të trasha të ‘make-up’, duke rrëfyer se ajo dëshiron të konsiderohet si ‘femra më perfekte në internet’.
Një punues dokumentaresh po e përgatit një dokumentar rreth jetës së 23 vjeçares, e cila aktualisht ka 876,000 fansa në faqen e saj në Facebook.
Valeria beson se është nga një planet tjetër, me gjasë nga Venera, por për këtë nuk është edhe aq e sigurt. Mirëpo, ajo që është e sigurt është se ajo nuk është si pjesa tjetër e njerëzve të botës.