Kuka: Akili e ka merituar medaljen olimpike, ndoshta edhe të artën

Të gjithë xhudistët kosovarë që morën pjesë ne lojërat olimpike, deri në Loriana Kukën, e kanë përfunduar rrugëtimin e tyre në “Parisi 2024“. Në mesin e këtyre xhudistëve ishte edhe Akil Gjakova, i vetmi xhudist kosovar në konkurrencën e meshkujve. Gjakova ishte një garues që bëri luftë të ashpër dhe të fortë por që në…

Lajme

31/07/2024 17:03

Të gjithë xhudistët kosovarë që morën pjesë ne lojërat olimpike, deri në Loriana Kukën, e kanë përfunduar rrugëtimin e tyre në “Parisi 2024“.

Në mesin e këtyre xhudistëve ishte edhe Akil Gjakova, i vetmi xhudist kosovar në konkurrencën e meshkujve.

Gjakova ishte një garues që bëri luftë të ashpër dhe të fortë por që në fund nuk arriti të fitojë medalje.

Për të ka folur trajneri i tij, Driton Kuka, i cili tha se Akili e ka merituar medaljen olimpike, ndoshta edhe të artën.

“Akil Gjakova është ajo storie që për mua personalisht më bënë të ndihem me emocione në kuptim negativ sepse e ka merituar medaljen olimpike, ndoshta edhe të artën, pasi ka luftuar si luan, ka luftuar me masonët e xhudos botërore”.

“Ai ka qenë impresiv, atraktiv, të gjitha mediat kanë shkruar për performancën e tij. Në gjysmëfinale ndaj kundërshtarit ishte më i mirë por në fund me një gabim të vogël që i kushtoi mbeti të luftojë për të bronztën dhe në fund mbeti i pesti, rezultati më i mirë për sportin kosovar pas çlirimit për shtetin tonë në konkurrencën e meshkujve”, tha Kuka për Akilin.

Përndryshe, me rezultatin më të mirë në këto lojëra përfunduan dyshja Distria Krasniqi e Laura Fazliu.

Distria arriti ta fitojë medaljen e argjendtë, kurse Laura atë të bronztën./Lajmi.net