Kujtimi për Presidentin

Liderët politikë dhe institucionalë të Kosovës kanë kujtuar ish Presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, në tetë vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Para varrit të tij janë përkulur me nderim Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Begjet Pacolli.

Lajme

21/01/2014 10:10

Ibrahim Rugova është kujtuar sot nga përfaqësuesit e institucioneve dhe partive politike të Kosovës, në tetë vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Tek varri i tij, në Lagjen ‘Velania’ të Prishtinës, që nga mëngjesi kanë nisur homazhet e liderëve të Kosovës por edhe të qytetarëve, të cilët kanë vlerësuar lartë figurën e Presidentit të parë të Kosovës, i cili humbi betejën me kancerin më 21 janar të vitit 2006.

Kryeministri Hashim Thaçi vlerësoi kontributin e spikatur të Rugovës në politikë.

“Jemi sot këtu së bashku si Qeveri e Republikës së Kosovës për të bërë nderime shtetërore për Presidentin Ibrahim Rugova, për ta vlerësuar kontributin e tij në letërsi, në shkencë, kontributin e tij të spikatur në politikën shtet formues të Republikës së Kosovës”.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e quajti Rugovën, themeluesin e parë të partisë që ai sot drejton, ideator të shtetit të pavarur të Kosovës.

“Ne jemi sot këtu bashkë me Kryesinë e LDK’së, me shumë veprimtarë të LDK’së, për t’i bërë nderime Presidentit Rugova me rastin e 8 vjetorit të vdekjes së tij”.

“Ne vlerësojmë lartë figurën historike të Ibrahim Rugovës, kontributin e tij që dha në kohët më të vështira si themelues i LDK’së dhe si ideatori i shtetit të Republikës së Kosovës”.

“Do të punojmë vazhdimisht që projektin e tij për një shtet të pavarur për liri dhe demokraci dhe pavarësinë ta ndërtojmë edhe më tutje në mënyrë që ky shtet të jetë shtet i cili do të punon për qytetarët e Kosovës dhe demokracia e cila duhet të kultivohet në Kosovë do të jetë shembull i një demokracie Europiane”.

Delegacioni i LDK’së pas homazheve të varri i Rugovës, ka vizituar familjen e tij.

Homazhe te varri i Rugovës ka bërë edhe Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

“Me shumë vullnet e përkujtojmë presidentin historik dhe jemi dëshmitarë që çdo ditë po jetësohet ideja e tij”, deklaroi Pacolli.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vendosur i pari nga liderët buqetat me lule në varrin e Presidetit Rugova.

Haradinaj tha se roli i Presidentit Rugova në të gjitha proceset tona drejt lirisë dhe pavarësisë së vendit, ka qenë i rëndësishëm.

“Presidenti Rugova ka luajtur rol të madh në krijimin e shtetit të Kosovës. Ai është shquar gjithmonë si lider dhe si partner i mirë në punën për vendin. E kujtojmë me respekt shembullin, figurën dhe punën e tij, përgjithmonë”.

Nexhat Daci, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë tha se me kalimin e viteve malli për Rugovën vetëm po rritet.

“Me respektin më të lartë dhe me nderimet e merituara, strategun dhe krijuesin të themi e vijës politike në Ballkan jo vetëm për shqiptarët, për Kosovën sovrane, të pavarur dhe europiane presidentin e ndjerë, unë do të thosha të gjithmonshëm si vizion politik si rugovizëm”.

“Çuditërisht me kalimin e kohës nuk po zvogëlohet ndjenja e nevojës për figurën e tij, përkundrazi po rritet”.

“Ndoshta ky vit në krahasim me 21 janarin e para tetë vitesh ofron ndryshime dhe kthim në vizionin e Presidentit Rugova, për një jetë qytetëruese dhe një jetë europiane të fëmijëve tanë,të rinisë sonë dhe mbi të gjitha ajo të krijuesve të shtetit, minatorëve, punëtorëve dhe të gjithë njerëzve të Kosovës”.

\"Haradinaj\"

\"petrit \"petrit \"petrit \"petrit \"petrit \"petrit \"petrit \"petrit \"petrit \"petrit \"petrit \"petrit \"petrit \"petrit \"petrit

\"Foto:

\"petrit \"petrit