Kujdes nga virusi “Albin Kurti” në Facebook!
Në rrjetin social Facebook është duke qarkulluar një link i rrejshëm për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, nga faqja “Çudira 24 online”, andaj keni kujdes dhe mos e hapni, sepse ky link është virus.

Lajme
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi është kujdesur që t’i njoftojë miqtë e tij në lidhje me këtë virus përmes një postimi në Facebook.
Një “lajm” i rremë për Albin Kurtin që po qarkullon në Facebook nga “Çudira 24 online…”, është virus andaj keni kujdes, ka shkruar Vraniqi!