Kujdes me daljet, temperatura të larta sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur motin që pritet të mbajë për dy ditë në vend. Do të mbajë mot i nxehtë me diell dhe vranësira. Sipas matjeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë celsius.…

Lajme

06/08/2022 08:24

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur motin që pritet të mbajë për dy ditë në vend.

Do të mbajë mot i nxehtë me diell dhe vranësira.

Sipas matjeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s. /Lajmi.net/