Kujdes ku vini duart! Këto vende janë burim sëmundjesh

Këto vende janë burime infeksioni dhe duhet kujdesur për shëndetin tuaj.

Lifestyle

21/10/2020 19:07

Me përhapjen e COVID-19 është më e rëndësishme se kurrë të bëni kujdes se ku vini duart, megjithatë ky virus nuk është i vetmi burim sëmundjesh dhe papastërtie kështu që duhet të ruhemi nga të tjera viruse që sjellin probleme për shëndetin.

Këto janë vëndet më të ndotura dhe janë burim infeksionesh nëse nuk kujdeseni për higjienën tuaj.

Fytyra juaj – Megjithëse mund të tingëllojë çuditshëm, fytyra mund të mbledhë shumë papastërti gjatë një dite. Sytë goja dhe hunda janë të ndjeshme ndaj çdo prekje që mund të bëni rreth tyre edhe nëse përdorni maskë. Kështu mundohuni të mos e prekni fytyrën tuaj me duar të palara.

Dorezat e dyerve: 
Edhe pse studiuesit besojnë se kontakti person me person ka më shumë gjasa ta përhapë Covid-19 sesa prekja e sipërfaqeve ekziston mundësia që atë ta merrni edhe nga sipërfaqet. Kështu për të qenë sa më të sigurtë, shtyjini dyert dhe dorezat me krah ose me bërryl kur është e mundur apo përdorni doreza.

Duart e njerëzve të tjerë
 – Në varësi të ccfarë prekin dhe sa higjienë të mirë kanë, e mira është të mos i jepni duart njerëzve të tjerë, jo vetëm përgjatë kësaj situate, por në tërësi.

Karrocat e supermarketeve – Karrocat e supermarketeve janë një burim bakteresh. Shmangni prekjen e tyre ose fshijini ato me një antibakterial dhe lani ose pastroni duart tuaja sa më shpejt pasi të keni mbaruar pazarin.

Butonat e ashensorëve – Gjithashtu një burim i madh mikrobesh ndaj bëni kujdes kur i prekni. Pastroni duart menjëherë dhe mos prekni fytyrën.

Paratë – Kalojnë dorë më dorë, kështu që merreni me mend nivelin e papastërtive që kanë, transmeton living.al.

Telefoni dhe çanta – Të dyja për përdorim të përditëshëm për shumë njerëz, por me një rrezik për shpërndarjen e Covid-19 apo të mikrobeve të tjera në trupin tuaj. Mundohuni t’i pastroni sa më shpesh këto dy sende të pandashme tashmë në jetën e përditëshme dhe mbajini sa më larg fytyrës.