Kujdes: Folia e aluminit mund t’iu rrezikojë nga kjo sëmundje mendore

Alumini është i njohur gjerësisht si neurotoksin, me shumë studime dhe prova që tregojnë se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj tij mund të çojë në shumë sëmundje neurodegjenerative si autizmi, demenca ose sëmundja e Parkinsonit.

Lifestyle

18/02/2019 21:41

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj tij duhet të shmanget patjetër, sepse mund të kontribuojë në gjendje të rrezikshme shëndetësore, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, për shkak të mungesës së studimeve më të gjata dhe më të hollësishme, nuk ka ndonjë dëshmi përfundimtare për këtë lidhje.

Përveç kësaj, industritë që prodhojnë produkte duke përdorur alumin gjithashtu shpesh i kundërshtojnë këto studime.

Megjithëse ka nevojë për më shumë kërkime shkencore, e vërteta është se me provat e pranishme nuk ka vend për dyshim se alumini mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin e përgjithshëm të njerëzve.

Një studim i kohëve të fundit i kryer nga Universiteti i njohur Keele, nga Mbretëria e Bashkuar, theksoi se kishte një sasi të madhe alumini në trurin e një personi i cili ishte i ekspozuar ndaj aluminit gjatë punës, i cili më vonë vdiq për shkak të sëmundjes së Alzheimerit.

Alzheimer është shpesh i lidhur me ekspozimin ndaj aluminit për periudha të zgjatura kohore, ndërsa ky rast është një nga lidhjet e para të drejtpërdrejta, që tregojnë se ekziston një korrelacion midis rritjes së sasisë së aluminit në tru me këtë sëmundje. /Lajmi.net/