Kufiri Kroaci-Bosnjë, arrestohet një shtetas shqiptar me 700 mijë euro të fshehura në veturë
Oficerët e doganës kroate, në bashkëpunim me policinë në pikën kufitare Karasoviq, parandaluan një përpjekje për të kontrabanduar një shumë të madhe parash. Gjatë një kontrolli në dalje nga Kroacia, në veturën e një shtetasi shqiptar u gjetën të fshehura 702 mijë e 435 euro, e cila është një nga sekuestrimet më të mëdha të…

Lajme
Oficerët e doganës kroate, në bashkëpunim me policinë në pikën kufitare Karasoviq, parandaluan një përpjekje për të kontrabanduar një shumë të madhe parash.
Gjatë një kontrolli në dalje nga Kroacia, në veturën e një shtetasi shqiptar u gjetën të fshehura 702 mijë e 435 euro, e cila është një nga sekuestrimet më të mëdha të parave të gatshme në kufijtë kroatë, raporton Dogana e Kroacisë.
Zbulimi u bë gjatë masave të shtuara të mbikëqyrjes të kryera nga oficerët e Shërbimit Kundër Kontrabandës dhe njësive mobile të Dubrovnikut, së bashku me oficerët e Administratës së Policisë Dubrovnik-Neretva.
Shoferi, një shtetas shqiptar, u ndalua gjatë largimit nga vendi dhe një kontroll i detajuar i automjetit zbuloi para të fshehura, raporton kosovapress.
Shtetasi shqiptar nuk kishte përmbushur detyrimin e tij ligjor për të deklaruar paratë në Administratën Doganore ose Policinë Kufitare, as me shkrim as në mënyrë elektronike. Në vend të kësaj, paratë ishin të fshehura në automjet.
Shuma e gjetur u konfiskua dhe shoferi u arrestua në dyshimet për kryerjen e një vepre penale dhe iu dorëzua mbikëqyrësit të paraburgimit.