Kuçi: Nuk ka mosmarrëveshje në mes të PDK-së e LDK-së
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi ka thënë se marrëveshja për ndarjen e posteve me partnerin e tyre në koalicionin e ardhshëm qeverisës, Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), pritet të finalizohet së shpejti.

Lajme
Kuçi ka mohuar të ketë ndonjë mosmarrëveshje mes këtyre dy partive, që pritet të jenë partnerë në bashkëqeverisje.
Sipas tij, çdo gjë rreth marrëveshjes do të definohet shumë shpejt.
“Nuk kemi mosmarrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, jemi në konsulta dhe çdo gjë do të definohet shumë shpejt”, ka deklaruar Kuçi për Indeksonline.
Seanca e konstituive e Kuvendit është thirrur më 8 dhjetor (e hënë), ku pritet të votohet edhe Qeveria e re e Kosovës. /Indeksonline/