Kualifikohet Atletico
Atletico Madrid iu bashkua Barcelonës si skuadra tjetër nga La Liga që siguroi kualifikimin për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve. Skuadra madrilene kaloi tutje nga Grupi G për në rrethin e dytë të garës pas fitores së thellë 4-0 ndaj Austrisë së Vjenës. Në një ndeshje të dominuar nga vendasit, skuadra e trajnerit…

Sport
Atletico Madrid iu bashkua Barcelonës si skuadra tjetër nga La Liga që siguroi kualifikimin për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Skuadra madrilene kaloi tutje nga Grupi G për në rrethin e dytë të garës pas fitores së thellë 4-0 ndaj Austrisë së Vjenës. Në një ndeshje të dominuar nga vendasit, skuadra e trajnerit Diego Simeone kaloi në epërsi herët në minutën e 11-të pas golit nga Miranda.
Më pas realizuan Raul Garcia dhe Filipe Luis Kasmirski, kurse sulmuesi Diego Costa humbi penalltinë në minutën e 75-të.
Mirëpo, golgeteri kryesor i Atleticos e përmirësoi gabimin duke realizuar gol në minutën e 82-të, që vulosi rezultatin përfundimtar dhe kualifikimin e skuadrës madrilene për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjen tjetër, Zenit St Petersburg dhe Porto u ndanë baras 1-1.
Atletico M – Austria Vjena 4-0
Zenit – Porto 1-1
Tabela
Atletico 12 pikë
Zenit 5
Porto 4
Austria 1