Ku është Faton Peci? – Asnjë zë për dorëheqjet brenda “Guxo”, as komunikatën e partisë nuk e ka shpërndarë

Është bashkëkryetarë i Partisë Guxo, së bashku me Donika Gërvallën. Në partinë e tyre, dje u dorëheq njëri nga deputetët më të votuar nga rradhët e tyre, Haxhi Avdyli. Partia, lëshoi komunikatë për media, atë e shpërndau kryetarja Donika Gërvalla dhe akterë të tjerë të partisë. Por, jo edhe Faton Peci, i cili është kryetar…

Lajme

10/03/2026 13:03

Është bashkëkryetarë i Partisë Guxo, së bashku me Donika Gërvallën. Në partinë e tyre, dje u dorëheq njëri nga deputetët më të votuar nga rradhët e tyre, Haxhi Avdyli. Partia, lëshoi komunikatë për media, atë e shpërndau kryetarja Donika Gërvalla dhe akterë të tjerë të partisë.

Por, jo edhe Faton Peci, i cili është kryetar i kësaj partie.

Këtë të martë, nga partia e Pecit u dorëhoq edhe Kujtim Hajdaj, anëtarë i Kryesisë së Guxo. Përsëri heshtje nga kryetari Faton Peci.

Nuk dihet se përse Peci nuk po shpërndanë postimet e partisë që udhëheq, e as nuk po u drejtohet anëtarëve të partisë e as publikut.