Ku do të luhet ndeshja Sllovaki-Kosovës? – Vendoset për stadiumin

Kosova do të jetë mysafire e Sllovakisë në gjysmëfinalën e “Play-Offit” për kualifikim në Kampionatin Botëror. Sllovakia do të jetë vendase në këtë ndeshje, transmeton lajmi.net. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Sllovakisë, Peter Paleniçik e ka konfirmuar se ndeshja do të luhet në stadiumin e Bratisllavës. “U morën në konsideratë stadiumet në Bratislavë, Trnava…

Sport

26/11/2025 12:01

Kosova do të jetë mysafire e Sllovakisë në gjysmëfinalën e “Play-Offit” për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Sllovakia do të jetë vendase në këtë ndeshje, transmeton lajmi.net.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Sllovakisë, Peter Paleniçik e ka konfirmuar se ndeshja do të luhet në stadiumin e Bratisllavës.

“U morën në konsideratë stadiumet në Bratislavë, Trnava dhe Koshice. Në fund vendosëm që ndeshja të luhet në Bratislavë dhe këtë informacion ia kemi përcjellë tashmë UEFA-s.”, ka thënë ai./lajmi.net/