Kthimi në shkollë në Gaza (Foto)

Sot ishte dita e parë e rikthimit në shkollë për fëmijët e Gazës.

 

Bota

15/09/2014 00:51

Edhe pse 500,000 nxënës iu kthyen mësimit, të paktën 500 nga shokët e klasës së tyre nuk u bashkuan me ta, pasi ata kanë humbur jetën në luftën 50 ditore në mes të Hamasit dhe Izraelit. Më shumë se 250 shkolla palestineze dhe 90 qendrat të arsimit të OKB-së janë dëmtuar gjatë konfliktit. 

Në një shkollë në zonën Shejaiya të qytetin e Gazës një shenjë kujtimi për shoqen klasës të vrarë në konflikt, u la një tavolinë bosh; me një letër në bankë, me mbishkrimin “Martir Ghalya Al-Cute, klasa e nëntë”. 

Pierre Krahenbuhl, komisioner i përgjithshëm i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara të Ndihmave tha se do të ofrohet këshillim psikologjik për fëmijët në 200 e më shumë shkolla të drejtuara nga OKB-ja. 

Sipas zyrtarëve të shëndetësisë në Gaza, 2100 palestinezë, shumica civilë, u vranë në konfliktin me Izraelin.

Gjashtëdhjeteshtatë ushtarë izraelitë dhe gjashtë civilë humbën jetën në anën tjetër. Fëmijët e Izraelit janë kthyer tashmë në shkollë pas pushimeve të verës, të cilëve gjithashtu u është ofruar këshillim psikologjik. (lajmi.net)