Kthim në vitin paraprak: Avioni u ngrit në 2024 dhe u ul përsëri në 2023
Pasagjerët në fluturimin NH106 që u ngritën nga Tokio në vitin e ri 2024 u ulën në Los Anxhelos në vitin 2023. Duke pasur parasysh diferencën e madhe kohore midis dy qyteteve, pasagjerët në një fluturim nga Tokio në Los Anxhelos përjetuan udhëtimin në kohë. Përkatësisht, ata u ngritën nga Tokio në orën 00:50 të…
Bota
Pasagjerët në fluturimin NH106 që u ngritën nga Tokio në vitin e ri 2024 u ulën në Los Anxhelos në vitin 2023.
Duke pasur parasysh diferencën e madhe kohore midis dy qyteteve, pasagjerët në një fluturim nga Tokio në Los Anxhelos përjetuan udhëtimin në kohë.
Përkatësisht, ata u ngritën nga Tokio në orën 00:50 të datës 1 janar 2024 dhe zbarkuan në Los Angeles një ditë më parë, pra të dielën, më 31 dhjetor 2023, rreth orës 17:00.
“Udhëtimi në kohë është i mundur. Pasagjerët në fluturimin #NH106 u ngritën nga Tokio në vitin 2024 dhe u ulën në Los Angeles në 2023”, sipas faqes në Facebook të FlightRadar24.com.