Kryeziu thotë se Qeveria po punon drejt zhbllokimit të CEFTA-s

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se Kosova është duke punuar drejt zhbllokimit të CEFTA-s si mekanizëm i rëndësishëm në zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal. Kryeziu për Tëvë1, ka thënë se Kosova është mbështetëse aktive e bashkëpunimit rajonal dhe kontribuese në thellimin e integrimit ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal në…

Lajme

20/09/2024 19:10

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se Kosova është duke punuar drejt zhbllokimit të CEFTA-s si mekanizëm i rëndësishëm në zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal.

Kryeziu për Tëvë1, ka thënë se Kosova është mbështetëse aktive e bashkëpunimit rajonal dhe kontribuese në thellimin e integrimit ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.

Derisa, ai tha se Kurti në drekën e ftuar nga presidentja e Komisonit Evropian, Ursula von der Leyen ka shprehur angazhimin e tij për marrëveshje të reja në kuadër të procesit se Berlinit.

“Kosova është mbështetëse aktive e bashkëpunimit rajonal dhe kontribuese në thellimin e integrimit ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, bazuar në parimin e barazisë, reciprocitetit dhe në vlerat dhe rregullat e Bashkimit Evropian. Në drekën e ftuar dje nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri Kurti ka shprehur angazhimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrëveshje të reja në kuadër të këtij procesi, dhe në të njëjtën kohë theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të katër marrëveshjeve të mobilitetet të nënshkruara në Berlin dhe Tiranë”, ka thënë ai.

Tutje, ai tha se Kosova është angazhuar dhe ka kontribuar që në Samitin e procesit të Berlinit të ketë rezultate konkrete.

“Muajin e ardhshëm në Berlin shënohet 10-vjetori i Procesit të Berlinit. Kosova, si anëtare pro-aktive e këtij procesi, Kosova është angazhuar dhe ka kontribuar që në këtë samit të kemi rezultate konkrete sikurse miratimi i Planit të Ri të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal, dhe rezultate të reja në fushën e arsimit, investimeve të huaja dhe Agjendën e Gjelbër”. Po ashtu, po punojmë drejt zhbllokimit të CEFTA-s si mekanizëm i rëndësishëm në zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal ashtu që të sigurohet përfaqësim direkt dhe barazi mes palëve”, ka theksuar Kryeziu.

Ndryshe, Gjermania ka kërkuar nga Kosova të heqë masën e ndalimit për mallrat Serbe si këmbim që në CEFTA , Kosova të përfaqësohet me fusnotë në këtë organizatë jo si deri tani nga UNMIKU. Sipas të dërguarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, Kurti ka kundërshtuar këtë, ndërkohë Gjermania ka paralajmëruar se Kosova mund të përjashtohet nga Procesi i Berlinit