Abazi: Bideni më ka ndihmuar drejtpërdrejt për lirimin e babait nga burgu në Serbi
Deputeti pa grup parlamentar, Haki Abazi, duke folur për zgjedhjet në ShBA, ai u shpreh se Joe Biden ka ndihmuar në lirimin e babait të tij nga burgu në Serbi. Abazi tha se më pas komunikimi mes tyre ka vazhduar, siç us shpreh, nëpërmjet njerëzve të përbashkët. “Sado që mund ta konsiderojë mik presidentin Biden,…
Lajme
Deputeti pa grup parlamentar, Haki Abazi, duke folur për zgjedhjet në ShBA, ai u shpreh se Joe Biden ka ndihmuar në lirimin e babait të tij nga burgu në Serbi.
Abazi tha se më pas komunikimi mes tyre ka vazhduar, siç us shpreh, nëpërmjet njerëzve të përbashkët.
“Sado që mund ta konsiderojë mik presidentin Biden, sepse më ka ndihmuar drejtpërdrejt për lirimin e babait nga burgu në Serbi, drejtpërdrejt kur ka qenë zëvëndëspresident i Obamës. E kam njohur prej vitit 2002, kemi vazhduar komunikimin nëpërmjet njerëzve të përbashkët, të cilët kanë qenë në funksion edhe të proceve këtu”.
“Unë jam i kënaqur që Biden, si qytetar edhe i globit, por edhe si shtetas amerikan që Biden ka gjetur kurajon të lirojë rrugën dhe të ketë kandidate si Kamala Harris”, u shpreh tutje ai.