Kryeziu: Situata aktuale po ngjanë në një ecje të qëllimshme, drejt zgjedhjeve të parakohshme
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka shprehur drojën e tij se po kalkulohet që zgjedhjet nacionale të mbahen në datën e njëjtë me zgjedhjet lokale. Ai ka bërë me dije se në këtë drejtim të qojnë masat dhe vonesat e Gjykatës Kushtetuese në publikimi e arsyetimin të plotë të aktgjykimit. Në profilin e tij në…

Lajme
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka shprehur drojën e tij se po kalkulohet që zgjedhjet nacionale të mbahen në datën e njëjtë me zgjedhjet lokale.
Ai ka bërë me dije se në këtë drejtim të qojnë masat dhe vonesat e Gjykatës Kushtetuese në publikimi e arsyetimin të plotë të aktgjykimit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se situata aktuale më shumë po ngjan në ecje të qëllimshme drejt zgjedhjeve të parakohshme.
“Qoftë me kalkulime politike, qoftë si produkt i procedurave, masat dhe vonesat e Gjykatës Kushtetuese po duket se po e ndjekin kalendarin drejt një date të dakorduar në heshtje, për të mbajtur dy palë zgjedhje në të njëjtën ditë, me 12 tetor. Ose, një skenar tjetër, i diskutuar nga disa parti, është zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare mes raundit të parë dhe balotazhit të zgjedhjeve për kryetarë komunash. Kujt i shkon përshtati ky dakordim i heshtur dhe çfarë do të prodhojë për vendin mbajtja e dy palë zgjedhjeve – qendrore dhe lokale, do ta shohim. Ajo që dihet, ende nuk ka marrëveshje politike e as që duket se do të ketë. Situata aktuale më shumë po ngjanë në një ecje të qëllimshme, drejt zgjedhjeve të parakohshme”, ka shkruar Kryeziu.