Kryeziu: Proces i rregullt zgjedhor, Drenasi me dinamikë të gjallë të votueseve
Drejtori Ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka thënë procesi deri më tash është i rregull, ku si problem ka përmendur tentimin e votimit të qytetarëve në mënyrë të organizuar në veri nga Lista Serbe. Ai ka thënë se deri tash dalja nuk është shumë e lartë, përjashto Komunën e Drenasit, ku sipas…

Lajme
Drejtori Ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka thënë procesi deri më tash është i rregull, ku si problem ka përmendur tentimin e votimit të qytetarëve në mënyrë të organizuar në veri nga Lista Serbe.
Ai ka thënë se deri tash dalja nuk është shumë e lartë, përjashto Komunën e Drenasit, ku sipas tij vërehet një dinamikë më e lartë.
“Proces i rregull, i mbarë. Normalisht ka disa elemente si p.sh në veri me tendenca për votuar në grup nga Lista Serbe, ndërsa në qytete tjera në Kosovë procesi është i rregullt . Nuk ka internim të madh në këtë orët e mëngjesit, përjashtim bënë Drenasi, ku shihet një demokraci më e gjallë se në qytete tjera, deri tash është një proces i qetë por me një dinamikë të gjallë të votuesve”, ka thënë Kryeziu.