Kryeziu: Moscertifikimi i Listës Serbe, duket më shumë si vendim i motivuar politikisht sesa i bazuar në kritere ligjore

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka shkruar në lidhje me moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ-ja për zgjedhjet e 9 shkurtit. Sipas tij, ky vendim duket më shumë si vendim politik sesa i bazuar në kritere ligjore, shkruan lajmi.net. Kryeziu ka krahasuar këtë rast me ato të cilat janë rrëzuar nga PZAP-ja…

Lajme

23/12/2024 17:09

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka shkruar në lidhje me moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ-ja për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas tij, ky vendim duket më shumë si vendim politik sesa i bazuar në kritere ligjore, shkruan lajmi.net.

Kryeziu ka krahasuar këtë rast me ato të cilat janë rrëzuar nga PZAP-ja e që sipas tij dëshmon mungesën e koherencës dhe profesionalizmit në punën e këtij institucioni.

“Zyra për Regjistrimin e Partive Politike ka rekomanduar certifikimin e këtij subjekti, duke konstatuar se ai i plotëson kriteret ligjore. KQZ-ja fo duhej të mbështetet në këtë rekomandim dhe udhëzinet e ibstirucioneve tjera dhe të veprojë në përputhje me ligjin. Nuk duhet të ngatërrohen qëndrimet politike apo deklaratat individuale të anëtarëve të një partie me kriteret për certifikim. Nëse kjo praktikë do të zbatohej për të gjitha partitë, atëherë shumë prej tyre nuk do të duhej të certifikoheshin. Për më tepër, nëse institucionet përgjegjëse, përfshirë Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë kaluar të gjithë këta kandidatë nëpër filtrat e nevojshëm për t’u certifikuar, atëherë KQZ-ja nuk duhet të ndërhyjë me një vendim mbi kriteret dhe vlerësimet që janë kompetencë e këtyre institucioneve”, ka shkruar Kryeziu në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: