Kryeziu – Kurtit: ShBA-në nuk mund ta duash dhe quash aleat veç kur të duhet dhe kur s’ka të bëjë me ty

Albin Kurti, deputet i Vetëvendosjes, për vite në marrëdhënie të tensionuara me administrata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, doli në mbështetje të operacionit ushtarak amerikan ndaj centraleve bërthamore të Iranit. Kurti shtoi se ShBA është “miku ynë special”. Ismet Kryeziu nga KDI-ja kritikoi Kurtin duke thënë se ShBA s’mund të jetë aleat “vetëm kur…

Lajme

22/06/2025 15:32

Albin Kurti, deputet i Vetëvendosjes, për vite në marrëdhënie të tensionuara me administrata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, doli në mbështetje të operacionit ushtarak amerikan ndaj centraleve bërthamore të Iranit. Kurti shtoi se ShBA është “miku ynë special”.

Ismet Kryeziu nga KDI-ja kritikoi Kurtin duke thënë se ShBA s’mund të jetë aleat “vetëm kur të duhet ty”.

“SHBA-te nuk mund t’i duash dhe ti konsiderosh aleate vetem kur s’kane pune me ty, ose vetem kur te duhen ty. Parimet dhe orientimi i Kosoves ndaj vlerave demokratike nuk mund te jene zgjedhje e interesave ditore”, tha ai.