Kryeziu: Ftesa e VV-së për takim të përbashkët me PDK-në dhe LDK-në nuk duhet të refuzohet
Drejtori ekzekutiv i KDI-së Ismet Kryeziu, ka reaguar në lidhje me ftesën e Albin Kurtit për një takim konsulatativ me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, e atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partitë nuk duhet ta refuzojnë këtë ftesë. Kryeziu në një postim në Facebook tha se sado që të mos pajtohemi me…

Lajme
Drejtori ekzekutiv i KDI-së Ismet Kryeziu, ka reaguar në lidhje me ftesën e Albin Kurtit për një takim konsulatativ me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, e atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partitë nuk duhet ta refuzojnë këtë ftesë.
Kryeziu në një postim në Facebook tha se sado që të mos pajtohemi me temat bojkoti dhe refuzimi në një kohë kur vendi ka nevojë për dialog, nuk i bëjnë mirë askujt.
“Ftesa e VV-së për takim të përbashkët me PDK-në dhe LDK-në nuk duhet të refuzohet. Në një moment kur vendi ka nevojë për dialog dhe institucione funksionale, bojkoti dhe refuzimi nuk i ndihmojnë askujt, e më së paku qytetarëve.”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Ftesa e VV-së për takim të përbashkët me PDK-në dhe LDK-në nuk duhet të refuzohet.
Sado që të mos pajtohemi me temat apo mënyrën e thirrjes, takini i përbashkët është vendi më i mirë për t’i shprehur edhe mospajtimet. Dialogu ndërpartiak nuk duhet të shihet si rrezik për pozicionin politik të askujt, përkundrazi, është shenjë përgjegjësie dhe fuqie politike.
Në një moment kur vendi ka nevojë për dialog dhe institucione funksionale, bojkoti dhe refuzimi nuk i ndihmojnë askujt, e më së paku qytetarëve.