Kryetarja e Speciales sillet si politikane – vjen në Kosovë e takon ambasadorë

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, është duke qendruar për vizitë në Kosovë. Trendafilova është pritur në takim nga ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde. Rohde, përmes një postimi në Tëitter, ka thënë se ka rikonfirmuar përkrahjen e fort të Gjermanisë për punën e Speciales dhe për një fond kompensimi të viktimave për…

Lajme

08/10/2024 15:17

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, është duke qendruar për vizitë në Kosovë.

Trendafilova është pritur në takim nga ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde.

Rohde, përmes një postimi në Tëitter, ka thënë se ka rikonfirmuar përkrahjen e fort të Gjermanisë për punën e Speciales dhe për një fond kompensimi të viktimave për të garantuar drejtësi të barabartë për të gjithë.

“Gjithmonë një kënaqësi për t’u takuar me presidenten e Dhomave të Specializuara. Theksova kontributin thelbësor të Dhomave për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe riafirmova mbështetjen e fortë të Gjermanisë për punën e tyre si dhe për një fond kompensimi të viktimave për të garantuar drejtësi të barabartë për të gjithë.” – ka thënë Rohde.

Është e çuditshme dhe e pakuptueshme se si një kryetare e një gjykate në të cilën po vazhdon një proces gjyqësor fort i ndjeshëm vjen në Kosovë dhe luan rolin e politikanes.

Nuk dihen as arsyet e vizitës së saj këtu.