Kryetarja e komisionit për punë të jashtme e VV-së ia “huq” në debat, thotë se Kosova ka misione diplomatike në Greqi dhe Poloni

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka shërbyer këtë mandat si kryetare e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ka shfaqur mungesë të njohurive në fushën e politikës së jashtme në një debat. Në një përballje me kandidatin për deputet nga radhët e PDK-së, Edon Canën në ATV, ajo ka…

Lajme

24/01/2025 13:31

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka shërbyer këtë mandat si kryetare e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ka shfaqur mungesë të njohurive në fushën e politikës së jashtme në një debat.

Në një përballje me kandidatin për deputet nga radhët e PDK-së, Edon Canën në ATV, ajo ka vlerësuar se Kosova ka misione diplomatike dhe jo konsullore në Greqi dhe Poloni.

Një gjë të tillë e ka demantuar Cana, duke thënë se misionet diplomatike krijohen kur dy shtete njohin njëri-tjetrin.Sidoqoftë, edhe nëpërmjet një verifikimi në rrjetet sociale dhe në uebfaqet zyrtare të misioneve konsullore, mund të konfirmohet se në këto dy shtete, Kosova nuk ka misione diplomatike.

Pjesë nga debati:

Edon Cana: Sa për sqarim për publikun: Unë kam jetu 10 vite në Angli dhe e kam kryer shkollimin në London School of Economics, ku njerëzit nuk mund të shkojnë as tek personat në fjalë ta ëndërrojnë atë shkollim. Kjo zonja nuk e din se as çfarë është misioni diplomatik, sepse në Athinë ne nuk e kemi misionin diplomatik.

Arbëreshë Hyseni Kryeziu: Nuk e ke pasë kur ke qenë ti.

Edon Cana: Është Zyra Ndërlidhëse, ja u tregoj edhe emrin kush shërben aty. E dyta, nuk është mision diplomatik.

Arbreshë Hyseni Kryeziu: E ka ngritur statusin, por je i painformuar. Ke mbetur i pa ‘apdejtum’.

Edon Cana: Mu po më vjen marre që kjo zonjë nuk ka njohuri themelore. Për me pasë status diplomatik, duhet dy shtete me e njoftë njëri-tjetrin dhe me i dërgu… Ju nuk i dini gjërat themelore. E dyta, Misioni jonë në Poloni nuk është mision diplomatik por është mision konsullor.

Arbresha Hyseni Kryeziu: Vetë fakti që kemi hapur zyre të konsulatave dhe misioneve diplomatike në vende të ndryshme të Evropës…

Edon Cana: Çka është kjo zyrë e konsulatave? Ka Konsullata, jo zyre të Konsullatave.