Kryetari Veseli thumbon Qeverinë dhe Albin Kurtin
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duket të ketë qenë me humor të mirë sot. Ai e ka filluar seancën e sotme parlamentare duke thumbuar qeveritarët për mosprezencën e tyre në Kuvend. Ai ka thënë se qeveritarët që nuk janë në seancë, me siguri janë lodhur dhe janë në gjum.
Lajme
Duke iu përgjigjur ankesës së deputetit të Vetëvendosjes, Smajl Kurteshi për mungesën e kabinetit qeveritar gjatë pyetjeve parlamentare, Veseli tha se ata janë në gjumë derisa të vinë.
Kurse, duke numëruar votat e deputetëve foli edhe për Albin Kurtin, të cilin e quajti “lideri i madh”.
“Kemi një deputet që ka qenë i burgosur e ka probleme me dëgjim, tregomë a po dëgjohem se kur fola më herët krejt duart në vesh i mbanit”, ka thënë Veseli.