Kryetari i Vitisë shpreh ngushëllime për të riun që humbi jetën tragjikisht në Kaçanik

Një i ri ka humbur jetën sot pasi dyshohet se ka rënë nga ura e autostradës në Kaçanik. Në lidhje me këtë, ka shkruar dhe ka shprehur ngushëllime i pari i Vitisë, Sokol Haliti. Ai ka njoftuar se viktima, Ideal Halabaku është nga fshati Pozheran i Vitisë. “Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen…

Lajme

08/06/2025 17:08

Një i ri ka humbur jetën sot pasi dyshohet se ka rënë nga ura e autostradës në Kaçanik.

Në lidhje me këtë, ka shkruar dhe ka shprehur ngushëllime i pari i Vitisë, Sokol Haliti.

Ai ka njoftuar se viktima, Ideal Halabaku është nga fshati Pozheran i Vitisë.

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të të riut Ideal Halabaku, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe të dhimbshme, duke lënë pas pikëllim të madh tek familja, miqtë dhe te e gjithë shoqëria jonë. Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Halabaku, të afërmve, shokëve dhe të gjithë atyre që e njohën Idealin. Humbja e një jete të re është gjithmonë e rëndë, por kujtimi për Idealin do të mbetet i gjallë tek të gjithë ata që e njohën si djalë shembullor, i dashur dhe plot jetë. Në këto momente të rënda, jemi pranë familjes Halabaku me zemër dhe mendje, duke ndarë me ta dhimbjen e madhe”, ka shkruar Haliti.
Pak më parë, Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim ka thënë për lajmi.net se po mundohen ta tërheqin trupin nga gremina.
Lajmi.net ka kontaktuar për rastin edhe me Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë dhënë ende përgjigje. /Lajmi.net/ 
Postimi i plotë i Halitit në Facebook: