Kryetari i Suharekës paralajmëron protesta kundër KEDS-it
Komuna e Suharekës tash e sa kohë është duke u përballur me ndërprerje të energjisë elektrike.
Lajme
Komuna e Suharekës tash e sa kohë është duke u përballur me ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike, shkruan lajmi.net.
Duke e parë këtë gjendje të rënduar, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka paralajmëruar protesta nëse nuk përmirësohet kjo gjendje nga ana e KEDS-it.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se bashkë me qytetarët dhe bizneset do t’i bllokojnë rrugët si shenjë revolte ndaj kësaj gjenje në Suharekë.
Postimi i plotë i Muharremajt pa ndërhyrje:
Pa energji elektrike Komuna e Suharekës po përballet me orar të tejzgjatur tash e sa kohë, dhe kjo situatë po bëhet e padurueshme.
Jo vetëm amviseria por edhe bizneset e kanë të pamundur të funksionojnë.
Nëse kjo situatë nuk përmirsohet nga ana e KEDS-it, bashkë me qytetarët dhe bizneset do ti bllokojmë rrugët, duke protestuar në forma paqësore deri në përmirsimin e kësaj gjendje. /Lajmi.net/