Kryetari i SBASHK-ut tregon çfarë premtimesh morën nga kryeministri Haradinaj

Një takim që patën sot përfaqësues të SBASHK-ut me kryeministrin Haradinaj për plotësimin e kërkesave të tyre, ende nuk ka çuar deri te një zgjidhje përfundimtare.

Lajme

20/02/2018 21:03

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari në një prononcim për lajmi.net ka dhënë detaje nga ky takim, duke bërë të ditur se ende nuk është vendosur për një epilog final.

Ai ka treguar për kërkesat që ia kanë parashtruar kryeministrit të vendit për Ligjin e Punës, Ligjin e Pagave dhe Kontratën Kolektive.

“Ishte një takim i punës por pa një epilog përfundimtar, ne informuam dhe biseduam për kërkesat tona. Ai tha se kërkesat tjera janë lehtë të zbatueshme, është fjala për Ligjin e Punës, ndryshimet që ne kemi kërkuar, për Ligjin e pagave, ai tha se do do të bisedohet me ministrin Yagcilar dhe ministrin Hamza. Edhe për qeveritë komunale kemi kërkuar që të ndikojnë në pikat e kontratës kolektive pa pasur nevojë për gjykata”, thotë Jashari.

Ky i fundit ka bërë të ditur se kryeministri Haradinaj ka kërkuar kohë për të gjetur hapsirë për të implementuar marrëveshjen, duke u bazuar në mundësitë financiare.

Haradinaj tutje ka shprehur gatishmëri që të shtunën të marrë pjesë në Kongres të SBASHK-ut që kërkojë kohë nga delegatët për zbatimin e kërkesave të tyre.

“Është e vërtetë që e ka thënë se atij i duhet edhe pak kohë për konsultime brenda kabinetit për të gjetur një linjë buxhetore për implemetnimin e ligjit. Ne i treguam, se karshi këtyre dy veprimeve Këshilli Drejtues ka marrë veprim që çështja të kalojë në Kongres të SBASHK-ut dhe këtu të debatohet dhe të merren veprime karshi sitautës. Kryeministri Haradinaj është shprehur i gatshëm të vijë në fillimet e punimeve të kongresit tu drejtohet delegatëve dhe të kërkojë mirëkuptim për një hapsirë të caktuar kohore gjersa nuk gjendet një vinjë e garantuar buxhetore”, ka bërë të ditur kryetari i SBASHK-ut për lajmi.net

Jashari thotë se kryetari i SBASHK-ut vendos kryekëput në bazë të vendimeve që merr Kongresi dhe organet e tjera të kësaj sindikate.

Ai ka lënë të hapur të gjitha mundësitë, duke përfshirë vazhdimin e grevës, protestat, por edhe mundësinë që t’i japin kohë Haradinajt për realizimin e premtimit që e kishte dhënë gjatë fushatës.

“Unë si kryetar vendosi në bazë të vendimeve që i marrin organet e SBASHK. Kongresi më obligon mua si kryetar, ose kryetarin tjetër nëse zgjedhet. Ne nuk jemi tërhequr, kemi bërë dy veprime sindikale grevën ni orëshe dhe duy orëshe. Dhe tash çështja bartet në Kongres dhe do të debatohet për situatën, mbase do të vijë edhe kryeministri, dhe pastaj delegatëtë do ta gjykojnë drejtë pasi janë përfaqësues të institucioneve arsimore”, ka thënë Rrahman Jashari për lajmi.net

Ndryshe, sot në të gjitha institucionet arsimore në Kosovë pati grevë dy-orëshe si rezultat i mos-zbatimit të marrëveshjes që koalicioni PAN e kishte bërë me SBASHK-un gjatë kohës së fushatës. /B.B/Lajmi.net/