​Kryetari i Prishtinës ndan mirënjohje familjes së dëshmorit Isuf Ferizi

Në 26-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Isuf Ferizi nga Prapashtica e Prishtinës, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka ndarë një mirënjohje për familjen Ferizi. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se kjo mirënjohje është shkak i kontributit të tij të dhënë për vendin. “Keni probleme të ndryshme, por nuk janë asgjë në krahasim me…

Lajme

07/04/2025 16:23

Në 26-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Isuf Ferizi nga Prapashtica e Prishtinës, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka ndarë një mirënjohje për familjen Ferizi.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se kjo mirënjohje është shkak i kontributit të tij të dhënë për vendin.

“Keni probleme të ndryshme, por nuk janë asgjë në krahasim me çka kanë bërë dëshmorët tanë, heronjtë tanë edhe vëllai juaj, Isufi. Sot jemi gjallë për sakrificën, kontributin, jo vetëm të vëllait, por të gjithë familjes. Ne nuk harrojmë edhe si institucion, por edhe si popull në përgjithësi…Ka qenë një periudhë kohore e vështirë dhe jemi falënderues. Ata nuk mundemi me i kthyer për far të keq, mirëpo kontributet e tyre madhore të mos harrohen kurrë. Kjo ka me qenë një përkujtim i përjetshëm”, tha Rama.

Ndërsa, vëllai i dëshmorit Ferizi, Faik Ferizi u shpreh falënderues për ftesën, për përkujtimin e vëllait të tij dëshmorë.

“Faleminderit për ftesën dhe vullnetin. Janë bërë 26 vite, kam menduar se na keni harruar krejt, por jo, nuk po u harrojka drejtësia e liria. Ata po lindeshin për me ra dëshmorë”, u shpreh Ferizi.

Dëshmori Isuf Ferizi, ka rënë në mënyrë heroike me 7 prill të vitit 1999, në Prapashticë të Prishtinës.