Kryetari i Mitrovicës së Veriut: Jemi të hapur për te bashkëbiseduar për hapjen e Urës së Ibrit.
Sot po mbahet takimi i organizuar nga komuna e Mitrovicës së Veriut me qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale ku u diskutua sa i përket hapjes së Urës së Ibrit. Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut në këtë takim ka thënë Erden Atiq, ka thënë se nga ardhja në pushet…
Lajme
Sot po mbahet takimi i organizuar nga komuna e Mitrovicës së Veriut me qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale ku u diskutua sa i përket hapjes së Urës së Ibrit.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut në këtë takim ka thënë Erden Atiq, ka thënë se nga ardhja në pushet në këtë komunë janë ballafaquar me sfida të ndryshëm por që kanë adresuar 90 për qind të brengave të qytetarëve.
Ai sa i përket hapjes së Urës së Ibrit ka thënë se janë të hapur për te bashkëbiseduar me qytetarët.
“Siç e dini prej zgjedhjeve të jashtëzakonshme kemi ardhur në pushtetin komunal, me te gjitha sfidat që kemi pasur po me vjen mirë që në takimet që kemi pasur me qytetarët e veriut. E dimë që ka ende shumë punë për të kryer për të mos pasur pakënaqësi tek qytetarët. Nëse duhet me cek prej punëve tona jemi shumë krenar që Komunën e Mitrovicës me transformuar, mbi 90 për qind të brengave të qytetarëve i kemi taku dhe i kemi adresuar problemet e tyre me kapacitetet tona. Sa i përket qarkullimit të urës së Ibrit jemi të hapur për te bashkëbiseduar”, ka thënë Atiq.