Kryetari i Malishevës shërohet nga koronavirusi, vazhdon trajtimin në Infektive

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, është shëruar nga COVID-19.

Lajme

26/11/2020 16:16

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga komuna e Malishevës, shkruan lajmi.net.

Megjithatë ai po vazhdon të trajtohet në Klinikën Infektive.

Postimi i plotë:

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj është shëruar nga covid-19

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndonëse është duke trajtuar ende në Klinikën Infektive në QKUK, në testin e fundit për covid-19, ka rezultuar negativ. Kjo është konfirmuar nga familjarët e kryetarit, të cilët janë informuar për rezultatin e testit të fundit.
Gjendja shëndetësore e kryetarit Begaj, ditëve të fundit është më e mirë dhe dita ditës është duke u përmirësuar. /Lajmi.net/