Kryetari i Listës Serbe tri herë radhazi nuk merr votat për nënkryetar të Kuvendit
Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, nuk ka marrë votat për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës. Elek përmes shortit u hodh në votim tri herë radhazi për nënkryetar të legjislativit, në seancën e sotme të konstituimit të legjislaturës së nëntë, mirëpo nuk mori asnjë votë për, kundër ishin 54, kurse 19 deputetë abstenuan.…

Lajme
Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, nuk ka marrë votat për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.
Elek përmes shortit u hodh në votim tri herë radhazi për nënkryetar të legjislativit, në seancën e sotme të konstituimit të legjislaturës së nëntë, mirëpo nuk mori asnjë votë për, kundër ishin 54, kurse 19 deputetë abstenuan.
Në votim nuk morën pjesë deputetët nga Lista Serbe.
Të zgjedhurit e popullit të enjten për herë të 60-të po tentojnë të zgjedhin trupat e legjislativit. Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe katër nënkryetarëve, deputetë nuk po arrijnë konsensus për zgjedhjen e nënkryetarit tjetër nga komuniteti serb, që do t’i hapte rrugë konstituimit të Kuvendi.