Kryetari i Listës Serbe kërcënon Kadri Veselin: Duhet të kalosh mbi trupat tonë të vdekur!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka paraparë një plan për ndërtimin e siç e ka quajtur ai “Mitrovicën e Re”. Mirëpo një gjë të tillë nuk e kanë pritur aspak mirë shteti serb e as politikanët serbë që jetojnë e veprojnë në Kosovë.

Lajme

14/08/2018 16:47

Edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka reaguar ashpër ndaj Veselit. Ai ka thënë se vetëm mbi trupat e serbëve të vdekur Veseli mund ta ndërtoi “Mitrovicën e Re”.

Lexo edhe: 

Ekskluzive: Projekti i Kadri Veselit për “Mitrovicën e Re” /VIDEO

Plani i Veselit i cili parasheh investime në të dy anët e lumit Ibër, e Rakiq e ka quajtur provokim një plan të tillë, ku edhe më parë përmes një deklarate për media kanë bërë të ditur se nuk do të lejonë që mbi urën e Ibrit të kalojë Veseli apo ekskavatorët e tij.

“Në përgjegjësitë e komunave serbe askush nuk guxon të marr mundin që të prekë, në të kundërtën përgjigjja ynë do të jetë e ashpër dhe e vendosur, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, duke komentuar deklaratën e Kadri Veselit për investime në Mitrovicë, respektivisht investimet e paralajmëruar në të dy anët e lumit Ibër, transmeton lajmi.net.

“Veseli mund të ndërtojë kulla dhe qytete në tokën serbe vetëm mbi trupat tonë të vdekur”, ka thënë Rakiq.

Kujtojmë, se plani i Kadri Veselit për Mitrovicën parasheh renovimin e tërësishëm të Stadiumit “Adem Jashari”, zgjerimin e parkingut të tij, ndërtimin e një Aqua-Parku përreth kësaj hapësire, si dhe ndërtimin e objekteve kolektive të banimit përreth Liqenit Artificial.

Lexo edhe: 

Ideja e Kadri Veselit për ndërtimet përtej lumit Ibër “shokon” Serbinë /FOTO

Por, pjesa më ambicioze e këtij plani të ideuar nga Veseli – kalon përtej Lumit Ibër, i cili mund të nxisë reagime nga Serbia.

Në fshatrat Suhodoll, Gushavc dhe Vinarc, përskaj Lumit Ibër, por edhe në thellësi të tyre, parashihet të ndërtohen objekte të larta banimi, nga 3 deri në 7 kate.

Gjithashtu, në këtë hapësirë, pritet të ndërtohen edhe shkolla, terren sportive dhe qendra mjekësore.

Lexo edhe:

PDK konfirmon projektin e Veselit për ‘Mitrovicën e Re’

Projekti parasheh edhe rregullimin e shtratit të Lumit Ibër dhe hapësirës për këmbësorë dhe biçikleta.

Në njërën anë, ky projekt shtrihet nga Mitrovica – te Mëhalla e Boshnjakëve e Zveçan, dhe në anën tjetër vazhdon deri në Zupç e Koshtovë.

Në mënyrë që ky plan të realizohet, e gjithë zona duhet të shpallet Zonë për Ndërtim të Lartë.

Ky projekt do të prezantohet nga Partia Demokratike e Kosovës në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.

Te enjten, Veseli ka vizituar Stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ku edhe ka prezantuar projektin për renovimin e tërësishëm të tij.

Veseli përsëriti qëndrimin e tij se nuk do të ketë ndarje të Kosovës. /Lajmi.net/