Kryetari i KQZ-së: Më 11 janar fillon zyrtarisht fushata zgjedhore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi ka thënë se më 9 janar pritet të filloj procesi i votimit jashtë Kosovës përmes postes “Që nga mesi i muajit gusht KQZ është duke i vazhduar përgatitjet dhe deri më…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi ka thënë se më 9 janar pritet të filloj procesi i votimit jashtë Kosovës përmes postes
“Që nga mesi i muajit gusht KQZ është duke i vazhduar përgatitjet dhe deri më tani shumë nga aktivitetet janë kryer dhe të tjerat janë duke u zhvilluar. Më 9 janar pritet të filloj procesi i votimit jashtë Kosovës përmes postes, ndërkaq me 11 janar subjektet politike do ta fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore”, tha Radoniqi.
Ndërsa në bazë të tërheqjes së shortit, numrat kandidues të partive politike janë kështu:
116 Srpska Demokratija
112 Lista Serbe
114 Partia Rome e Bashkuar e Kosoves
125 PDAK LPB
126 Grandjanska Iniciativa Narodna Pravda
121 Nasa Bosnjacka Koalicija
137 AAK me partneret e koalicionit
120 Partija kososkih Srba
124 LDK
131 PDK
133 Srpski narodni pokret
118 VV-ja
129 Koalicioni për Familje.